VIDEO/ Erzeni vazhdon të çuditë, fitorja historike me Partizanin e afron me kreun

Vazhdon marshimi mbresëlënës i Erzenit në kthimin pas 19 vitesh në Superiore. Skuadra shijakase sot ka mundur me shifrat 1-0 Partizanin i cili i kishte bërë start perfekt sezonit, duke u pozicionuar vetëm 1 pikë larg kryesuesve të kampionatit.

bandicam 2022-09-11 17-45-23-322

Një gol i shpejtë me Nonato në tentativën e parë drejt portës i dha avantazhin shijakasve të cilët më pas ditën të mbronin me shumë rregull për të evituar sulmet e të kuqve. Partizani krijoi raste, por nuk i shfrytëzoi, sidomos në pjesën e dytë, duke pësuar kështu humbjen e parë të këtij sezoni e duke marrë një goditje për moralin.

Kurse Erzeni, me këtë fitore të parë historike në elitë ndaj Partizanit, ngjitet në vendin e dytë dhe jep një mesazh të qartë për të gjithë ata që e shihnin si kandidatin kryesor për t’u kthyer në Kategorinë e Parë.

PARTIZANI-ERZENI 0-1
12′ Nonato

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Erzenit.

90’+1’ Iljazi nga e djathta tenton të gjuajë në portë, sfera përfundon në duart e Rexhepit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Top në thellësi për Asanin, i cili gjuan por duke kaluar sferën mbi traversë.

89’ Kadriu i lë vendin në fushë Malokut në minutat e fundit të duelit.

88’ Pas një goditje nga këndi, Skuka me kokë provon me një kthesë por nuk gjen portën.

84’ Kundërzbritje e shpejtë e Erzenit që ka epërsi numerike, por Tiub vonohet dhe nuk shkon drejt zonës, duke i dhënë mundësinë mbrojtjes së Partizanit të kthehet.

81’ Gjuajtje e Hadrojt nga e djathta, Xhika mbërthen topin në pozicion.

79’ Te Partizani largohen nga fusha Cara dhe Murataj, teksa aktivizohen Dragaj dhe Arapi.

78’ I sapofuturi Avdiu ka në këmbët e tij mundësinë për të mbyllur ndeshjen, por gjuan lehtësisht para Rexhepit pas një harkimi nga e majta.

76’ Alan largohet nga fusha e lojës për t’i bërë vend Avdiut.

76’ Romero sheh depërtimin e Skukës në të djathtë dhe nis topin për sulmuesin, devijimi i tij shkon jashtë pasi Xhika  ndërhyn dhe nuk lejon prekjen e rrjetës.

70’ Hodo dhe Buxhelaj marrin vendin e Da Silva dhe Atanaskoski te Partizani.

68’ Tjetër mundësi e artë e shpërdoruar nga Partizani, Skuka nga e djathta harkon në shtyllën e dytë për Da Silva i cili gjuan me kokë në mënyrë shumë të gabuar edhe pse në pozicion ideal.

66’ Tjetër harkim nga e majta për Tiub, këtë herë tentativa e tij me kokë përfundon në duart e Rexhepit.

65’ Rrapaj është i zëvendësuari i parë te Partizani, duke i bërë vend Romeros.

63’ i sapofuturi në fushë godet me kokë para Rexhepit, por kalon sferën mbi traversën e portës së të kuqve.

62’ Nonato lë fushën e lojës, në vend të tij aktivizohet Tiub.

55’ Goditje dënimi e ekzekutuar nga Alan direkt në portë, Rexhepi grushton dhe largon rrezikun.

54’ Rrapaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kadriut i cili po nisej drejt portës në një kundërsulm të shpejtë.

52’ Skuka bën gjithçka vetë. Sulmuesi depërton nga e djathta, pason për Rrapajn dhe pasi sheh gjuajtjen e këtij të fundit të bllokohet, provon vetë të gjejë rrjetën, por sfera nuk i bindet dhe përfundon jashtë.

50’ Fillim shumë i vrullshëm i pjesës së dytë nga Partizani me disa harkime radhazi në zonë, duke kërkuar një gol të shpejtë barazimi.

47’ Mundësi e artë e Partizanit për të shënuar. Devijimi para portës nuk përfundon në rrjetë edhe pse dy lojtarë të të kuqve janë në pozicion të favorshëm para portës së boshatisur me prekjen e Sotës e cila përfundon jashtë.

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshime të Erzeni. Mehmeti dhe Ademi lënë fushën e lojës, Kriviçiç dhe Asani aktivizohen për shijakasit.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Erzenit.

45’ Jepet një minutë shtesë.

45’ Edhe Rrapaj provon nga e majta të gjejë golin, sfera nuk i afrohet portës së shijakasve.

42’ Da Silva provon të gjejë golin me gjuajtje nga jashtë zonës me të majtën, Xhika sheh me qetësi topin të përfundojë jashtë.

38’ Alan dhe Nonato tentojnë të nisin një kundërsulm të shpejtë por Kahrimanoviç dhe Ademi nga krahët nuk ia dalin që të gjejnë hapësira për të hyrë në zonën e të kuqve. Hadroj në fund largon rrezikun.

36’ Iniciativë personale e Carës i cili gjen hapësirë dhe gjuan nga jashtë zonës, por nuk çon në portë topin.

36’ Murataj nis një top në thellësi për Carën, Xhika i vëmendshëm del dhe kontrollon sferën para sulmuesit.

34’ Da Silva harkon një goditje këndi nga e majta e sulmit në kufijtë e zonës duke kërkuar një skemë, por braziliani gabon gjithçka dhe i jep mundësinë mbrojtjes të largojë me qetësi.

31’ Erzeni mundohet të përfitojë nga faullet për të ulur ritmin e ndeshjes, me Partizanin që ka kontrollin e lojës por nuk arrin të krijojë aksione të rëndësishme përtej harkimeve në qendër të zonës ku mbrojtja e miqve largon çdo rrezik.

23’ Dy harkime radhazi nga krahët e sulmit të Partizanit për Skukën, sulmuesi nuk arrin të gjuajë drejt portës dhe mbrojtja shijakase largon rrezikun.

18’ Partizani sulmon furishëm në këto minuta për të kërkuar një të çarë në mbrojtjen shijakase dhe barazuar shifrat.

12’ GOOOL ERZENI! Kryevepër e Nonato! Peposhi harkon në zonë nga e majta dhe aty braziliani devijon në mënyrë të shkëlqyer r duke mposhtur Rexhepin. 0-1 për Erzenin.

8’ Një tjetër goditje dënimi nga e djathta shkakton panik në zonë e Erzenit, me lojtarët e skuadrës shijakase që largojnë me vështirësi sferën.

6’ Telushi ekzekuton me skemë goditjen e dënimit për të nxjerrë në pozicion gjuajtje Da Silvën por ky i fundit ngatërrohet dhe nuk godet sferën.

5’ Peposhi ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Skukës.

2’ Rrapaj harkon nga e majta, topi devijohet me kokë nga Skuka por shënjestra nuk është e duhura dhe sfera përfundon jashtë.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota,Atanaskovski,Rrapaj,Telushi,Murataj,Da Silva,Cara,Skuka

Erzeni:Xhika,Iljazi,Krasniqi,Sadiki,Peposhi,Alan,Mehmeti,Kahrimanovic,Ademi, Nonato,Kadriu

WhatsApp Image 2022-09-11 at 5.39.53 PM

Arena e Lajmit


VIDEO/ Erzeni vazhdon të çuditë, fitorja historike me Partizanin e afron me kreun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook