Aksident në Shkodër, shoferi humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, humb jetën 54-vjeçari

Shkoder

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër- Velipojë.

Një 54-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkodër/Informacion paraprak.

Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë  shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin  mbi drejtimin e motomjetit dhe  motomjeti  ka dalë nga rruga.

Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident në Shkodër, shoferi humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, humb jetën 54-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook