Shkarkimi nga drejtimi i Çelsit, Tuhel thyen heshtjen dhe nuk fsheh zhgënjimin: Jam i dërrmuar…

Tomas Tuhel i ka dhënë lamtumirën Çelsit pak ditë më parë pasi u shkarkua nga drejtimi i bluve si pasojë e humbjes në Ligën e Kampioneve ndaj Dinamo Zagreb. Një lamtumirë gjatë të cilës ai kishte qëndruar në heshtje deri sot.

tuhel

Trajneri gjerman i cili drejtoi blutë drejt triumfit në Ligën e Kampioneve, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka dhënë për herë të parë mendimet e tij dhe dukej qartësisht që nuk e kishte pritur mirë vendimin e klubit.

“Kjo është një nga deklaratat më të vështira që më është dashur të shkruaj ndonjëherë dhe është njëra që unë shpresoja që nuk do të më nevojitej të bëja për shumë vite. Jam i dërmuar nga fakti që kohës time te Çelsi i ka ardhur fundi.

Ky është një klub ku unë jam ndjerë në shtëpi, si profesionalisht, ashtu edhe personalisht. Faleminderit të gjithë stafit, lojtarëve dhe mbështetësve që më bënë të ndjehem i mirëpritur që në start.

Krenaria dhe gëzimi që ndjeva teksa ndihmova ekipin të fitonte Ligën e  Kampioneve dhe Botërorin e Klubeve do të qëndrojë me mua përgjithmonë. Jam i nderuar që kam qenë pjesë e historisë këtij klubi dhe kujtimet e 19 muajve të fundit do të kenë gjithmonë një vend special në zemrën time”, shkruante trajneri gjerman në këtë postim që i drejtohej tifozëve të klubit londinez.

Arena e Lajmit


Shkarkimi nga drejtimi i Çelsit, Tuhel thyen heshtjen dhe nuk fsheh zhgënjimin: Jam i dërrmuar…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook