“Profesorët” vijnë nga Durrësi, 40% të Superiores e drejtojnë “djemtë e detit”

Mund të jetë edhe koincidencë, por është padyshim edhe meritë. Sot katër skuadra të Superiores drejtohen nga trajnerë durrsakë. Ose e thënë ndryshe: 40% të pankinave u janë besuar teknikëve që kanë lindur dhe janë rritur në qytetin bregdetar.

Collage Maker-11-Sep-2022-08.51-PM

Nëse nuk do ishte shkarkuar Arapi javën e shkuar nga Teuta, gjysma e kampionatit do të kishte timonier durrsakë. Le t’i marrim me radhë: Orges Shehi drejton Tiranën kampione, të cilën e udhëhoqi drejt titullit sezonin e shkuar.

Erzeni që po bën mrekulli këtë vit është nën drejtimin e Xhevahir Kapllanit. Surpriza tjetër e Superiores është Egnatia, që sot drejtohet nga durrsaku Edlir Tetova, ndërsa i fundit që ka marrë frenat e një skuadre është Enkeled Dobi, që pak minuta më parë u zyrtarizua si trajner i Kukësit.

Bie në sy fakti që dy prej tyre janë ish-portierë (Kapllani dhe Shehi) ndërsa Tetova (ish-mbrojtës-mesfushor) dhe Dobi (ish-sulmues). Statistikat janë kokëforta dhe durrsakët në këtë moment mund të krenohen me këtë situatë.

Arena e Lajmit


“Profesorët” vijnë nga Durrësi, 40% të Superiores e drejtojnë “djemtë e detit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook