“Tepsia publike ndahet me tendera e para”, Dashamir Shehi: Shteti është palë me korrupsionin! Ka ardhur dita për një përmbysje të madhe

Dash Shehi

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në emisionin “Open” në News24 foli për korrupsionin, duke u shprehur aktualisht situata është e vështirë.

Gjatë bisedës në studio, Shehi theksoi se gjendja bëhet edhe më problematike për shkak se shteti nuk e lufton korrupsionin në vend, por është bërë palë me të.

“Jemi shumë më keq. Sasia e parave korruptive që qarkullon vjen duke u rritur. Këtu rritet volumi, njëkohësisht masa korruptive, por edhe përqindja në njëfarë mënyrë. Korrupsioni ka qenë në Shqipëri, por kurrë në këto nivele që është sot. Sot tepsia publike ndahet me tendera e PPP dhe është bërë kapilar korrupsioni, fillon nga nëpunësi i tatimeve që hyn tek dyqani dhe e ndan bashkë me pronarin atë që duhet t’i paguajë shtetit shqiptar. Pra po flas për historitë e përditshme, nga polici i zonës që duhet të vejë rregull është bërë vetë si gjysmë biznesmeni, e bën sikur nuk i sheh kamerat e vendosura mes qytetit. Korrupsion ka edhe mes Londrës, në Amerikë, por shteti i është kundërvënë dhe herë fiton dhe herë jo. Por në Shqipëri është bërë palë me korrupsionin. Tek ne të ndershmit janë trembur…Ka ardhur dita për një përmbysje të madhe. Me këto ritme rezultati është i frikshme, që t’i afrohemi Europës duhet të zbresim 50 numra, këtu nuk ka asnjë shenjë. Kosova e ka bërë është më ndryshe dhe ka përmirësim”. tha ndër të tjera Shehi.

Arena e Lajmit

“Tepsia publike ndahet me tendera e para”, Dashamir Shehi: Shteti është palë me korrupsionin! Ka ardhur dita për një përmbysje të madhe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook