Një SMS e drejtorit sportiv të Partizanit, Elton Marini, në telefonin e drejtuesit të emisionit “Skaner”, Gerti Çarçani, ka rritur ndjeshëm tonet ne studio. Teksa të ftuarit po analizonin duelin me Partizanit dhe Erzenit, që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të shijakasve, ka ndërhyrë drejtori Marini.
Ky i fundit i ka dërguar një mesazh, moderatorit të emisionit, Gerti Çarçani, ku shkruhej: “Turp që kërkoni gjilpërën në kashtë. Sot ishte thjesht fat i keq.”
Kjo nuk u prit aspak mirë nga specialistët e pranishëm në studiot, ku Sulejman Starova dhe Ermal Tahiri kanë reaguar menjëherë.
“Elton, se je miku im. Me cilin e ke atë gjilpëra në kashtë”, tha Starova.
Ndërkohë që Tahiri ka qenë më i ashpër në kundërpërgjigjen e tij, teksa u shpreh se në rast se Marini nuk e mendon njësoj humbjen, atëherë është turp që është drejtor i Partizanit.
“Ta dimë për kë e ka atë. Ne kështu e mendojmë ndeshjen. Nëse ai nuk e lexon kështu, atëherë turp për atë që është drejtor i Partizanit. Ne nuk po e themi për të keq, po e themi për të mirën e Partizanit. Nëse ai nuk e gjen gjilpërën këtu ku themi ne, atëherë nuk merr vesh”, tha Tahiri.
Arena e Lajmit