Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas mbledhjes me Grupin Parlamentar në selinë blu po zhvillon një komunikim për mediat.
Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ka cënuar sigurinë kombëtare. Më tej Berisha tha se PD nuk do të heqë dorë kurrsesi nga parlamenti dhe se do të përçohet mesazhi i duhur edhe ndaj kombit amerikan, se “shqiptarët nuk e meritojnë këtë kryeministër”.
” Zotohem para qytetarëve shqiptarë se PD nuk e lëshon atë parlament. Do ta mbajë atë si një tempull. S’mund ti barazoj të gjithë deputetët me një grusht kriminelësh. Edi Rama, Balla, e Gjiknurin, por përderisa nënshtrohen edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre , para shqiptarëve edhe për aktin mafioz dhe kriminal për Portin e Durrësit. Këto janë dëshmi se Parlamenti dhe Shqipëria kanë nevojë që këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është një kalbësirë”, tha Berisha.
Më tej Berisha theksoi: Rama nga zyra e tij ka dërguar informacion McGonigal. Dorjan Duçka ka çuar për të dëshmuar dëshmitarë nga Tirana, për të dëshmuar për Nik Muzinin për aferën. Parlamenti nuk mund të ketë asnjë minutë punë normale përveçse mocionit me debat ndaj Edi Ramës. Duhet të përgatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament. Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeverie, një kryeministër si Edi Rama. Të vijë aty dhe t’ja tregojmë fytyrën siç e ka në të vërtetë.
Arena e Lajmit