Kryemadhi shton dozën e akuzave: Ditët në vijim do shihni fakte të reja, paratë e shqiptarëve i janë dhënë ish-zyrtarit të FBI-së

1a3ac7dd De6a 425d 9b3a 75e022ab674b

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga jashtë Kuvendit sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për skandalin McGonigal.

Ajo tha se ditët në vijim do të dalin në dritë fakte të reja ku ish-zyrtarit të FBI-së, i janë dhënë shuma të tjera parash.

“Unë ju falënderoj për devotshmërinë që keni për të ndjekur  atë gjë të shëmtuar. Sot seanca parlamentare tregoi që demokraci nuk ka më, por një diktaturë. Një diktaturë injorance në radhë të parë dhe ajo politike. Nëpërmjet saj nga xhepat e shqiptarëve janë marrë paratë dhe kanë shkuar për të paguar McGonigal. Qëllimi i vetëm për të ushtruar shantazh. Për të kërcënuar jo vetëm opozitën, por edhe biznese”, tha Kryemadhi.

Arena e Lajmit

Kryemadhi shton dozën e akuzave: Ditët në vijim do shihni fakte të reja, paratë e shqiptarëve i janë dhënë ish-zyrtarit të FBI-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook