Milan Skriniar duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit dhe për vitet e ardhshme, me zikaltërit që kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së tij.
Interesimi i PSG-së që ishte shumë pranë lojtarit në merkaton e verës duket se ka vënë zikaltërit në lëvizje, me Interin që i ka ofruar Skriniar një kontratë të re 5-vjeçare me 7 milionë euro në sezon.
Kontrata aktuale e sllovakut përfundon në verën e ardhshme dhe Interi duket se po nxiton që të mbyllë gjithçka sa më shpejtë për të larguar Skriniar kështu përfundimisht nga orbita e parizenëve.
Arena e Lajmit