Ish-futbollisti i Atletikos së Madridit dhe Barcelonës, Arda Turan, i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 35-vjeçare.
Mesfushori turk, i cili bëri një emër të madh në arenën e futbollit spanjoll, por dhe atë europian, varë këpucët në gozhdë, pasi i përfundoi kontrata e tij me Gallatasarajin, klub nga të cili nisi çdo gjë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, turku vendosi të mos zgjatej shumë, teksa shkruan: “Ishte e vështirë, por e bukur…”.
Arena e Lajmit