“Do shënosh 20 gola”, Ten Hag gradon talentin anglez në sulm përpara Ronaldos

Markus Rashford pritet të udhëheqë sulmin e Mançester Junajtidit këtë sezon, ndërsa trajneri Erik ten Hag i ka vendosur edhe si objektiv shënimin e 20 golave. Sipas “The Sun”, tekniku holandez i ka dhënë mbështetje të plotë anglezit këtë sezon dhe beson se Junajtid mund të rivalizojë për titull me rivalët e Mançester Sitit.

rashford

24-vjeçari ka shënuar 3 gola dhe dhuruar 2 asiste në 6 javët e para të Premier Ligës dhe shumë lojtarë të Junajtidit preferojnë produktin e akademisë së “Djajve” titullar përpara Kristiano Ronaldos. Një burim i klubit tha për “The Sun”: “Trajneri dëshiron që Markus të jetë numri 1 i sulmit. Ai beson se Markus ka aftësinë për t’u bërë një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe dëshiron nga ai që të shprehë vlerat e tij në fushë. Ai e këshillon vazhdimisht që të përdorë shpejtësinë dhe cilësitë e tij kur i jepet shansi të luajë. I tha Markusit se ai do të shënojë lehtësisht 20 gola këtë sezon. Ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe Markus është me të vërtetë i kënaqur”.

Rashford pati një sezon të shkuar të vështirë me Solskjaerin dhe Rangnikun në stol dhe u përfol se gjatë merkatos së verës, edhe mund të largohej nga “Old Trafford”. Gjatë 2021-‘22, Rashford shënoi vetëm 5 gola dhe dha 2 asiste në 32 ndeshje, edhe pse sezonin e shkuar ai nuk ishte një titullar dhe preferohej Kristiano Ronaldo, i cili këtë sezon nuk ka shënuar ende asnjë gol dhe nuk ka dhënë asist. Por Ten Hag ia bëri menjëherë të qartë se ai ishte në planet e tij dhe nuk donte që ta humbiste.

Arena e Lajmit


“Do shënosh 20 gola”, Ten Hag gradon talentin anglez në sulm përpara Ronaldos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook