Shokët e skuadrës janë të bindur, Ronaldo ritenton largimin në…

Shokët e skuadrës së Kristiano Ronaldos mendojnë se sulmuesi portugez do të tentojë të transferohet nga Mançester Junajtidi përsëri në merkaton e janarit. 37-vjeçari nuk arriti dot të gjente një skuadër gjatë merkatos së verës, ndërsa ai preferonte të largohej nga “Old Trafford” dhe të luante në Champions këtë sezon.

RONALDO 1

Por ai u refuzua nga Bajerni, Barcelona, Atletiko, Dortmundi dhe PSG, ndërsa e vetmja ofertë që pati ishte nga klubi i Al Hilalit në Arabinë Saudite (u përfol për shifrën rekord të 2 milionë paundëve rrogë në javë). “Të gjithë lojtarët janë të kënaqur që ai u rikthye. Por ai do ta gjejë shpesh veten në stol këtë sezon, sepse nuk përshtatet në skemat e Ten Hagut. Dhe ai do të mësohet të shënojë më pak gola, sepse filozofia e trajnerit është e ndryshme”, tha një burim i klubit për “The Sun”. Në 7 ndeshje këtë sezon, Kristiano nuk ka shënuar dhe nuk ka dhënë ende asistin e parë. Sulmuesi ka startuar vetëm një ndeshje në Premier Ligë në 6 javë të luajtura deri tani dhe ishte titullar edhe në sfidën e parë të Junajtidit në Ligën e Europës, humbjen kundër Sociedadit 1- 0 në “Old Trafford” të enjten e shkuar. Ai mungoi në fazën përgatitore të skuadrës në Tajlandë dhe Australi, ndërsa u paraqit në grumbullim tri javë me vonesë.

Tekniku holandez shikon Markus Rashfordin si sulmues të parë dhe po i ndërton skemat e skuadrës rreth tij. Dhe shokët e skuadrës besojnë se CR7 nuk do ta pranojë këtë situatë dhe do kërkojë të largohet në merkaton e janarit. A do të ketë një shans për t’u transferuar në një tjetër klub të madh europian në dimër? Kjo mbetet për t’u parë, por nëse një gjë e tillë nuk ndodhi në merkaton e verës, në janar do të jetë gjithnjë e më e vështirë dhe Ronaldo mund të qëndrojë deri në fund të sezonit në Mançester dhe të largohet me parametër zero verën e ardhshme.

ANDROKLI DRALO-Arena e Lajmit


Shokët e skuadrës janë të bindur, Ronaldo ritenton largimin në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook