Xhuzepe Marotës i është dashur të punojë në shumë fronte. Pasi ka lënë pas merkaton, administratori i deleguar i Interit është përpjekur të shkundë skuadrën me anë të përballjeve pas formës jo të mirë të treguar, duke u fokusuar po ashtu në uljen e zhurmave që po rrethojnë momentalisht skuadrën.
Pas pikëpyetjeve mbi të ardhmen e trajnerit, drejtuesi është ndalur edhe te zërat e shitjes, të cilët duhet thënë se nuk i ka mohuar.
“Shitja? Lajmet mbi shitjen kanë dy vite që qarkullojnë, por unë mund t’ju them vetëm që familja Zhang e do Interin dhe ka respekt për klubin dhe tifozët. E di çfarë duhet të bëjë për të garantuar të tashmen dhe të ardhmen. Ta përgënjeshtroj?
Janë gjëra që janë jashtë kompetencave të mia. Nuk hyj në ato që janë strategjitë e shoqërisë. Unë jam përgjegjës për zonën teknike. Gjithsesi e ardhmja është e garantuar, pasi familja Zhang nuk do ta rrezikonte asnjëherë Interin”, u shpreh drejtuesi.
Arena e Lajmit