Të bllokuar që prej mëngjesit, nxirren nga miniera e Trepçës të gjithë minatorët

Trepce

Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e Trepçës, janë nxjerrë në sipërfaqe.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

“Që nga ora 3 e mëngjesit, minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 1, për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor”, ka deklaruar më herët Jonuzi për Radion Evropa e Lirë. Ky horizont gjendet rreth 900 metra nën tokë.

Jonuzi ka bërë me dije se tashmë, se minatorët, janë nxjerrë nga miniera, përmes rrugës prej ku nxirren mineralet, në formë mekanike dhe jo përmes ashensorit.

Ai ka theksuar se minatorët që ishin të ngujuar, pas daljes, përveç shqetësimit të përgjithshëm, nuk kanë shprehur shqetësim shëndetësor.

Në vendin e ngjarjes, sipas tij, kanë qenë të pranishëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e “Trepçës”, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar.

Megjithatë, asnjë nga udhëheqësit e Trepçës nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike të Radios Evropa e Lirë, për të sqaruar arsyet e defektit në ashensor, që pamundësoi daljen në sipërfaqe të rreth 40 minatorëve, të cilët qëndruan të ngujuar në minierë për rreth 14 orë./REL/

Të bllokuar që prej mëngjesit, nxirren nga miniera e Trepçës të gjithë minatorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook