I dënuar me burg përjetë në vendlindje/ U arratis drejt Britanisë, gjykata i garanton gangsterit shqiptar fshehjen e identitetit për ta mbrojtur nga armiqtë

Fghfghhhh

Një gangsteri shqiptar të dënuar për vrasje në vendlindje i është dhënë anonimiteti pasi kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar për ta mbrojtur atë nga armiqtë e tij.

Sipas DailyMail ai kreu një dënim të përjetshëm prej 25 vitesh për vrasje dhe ‘vepra të tjera shumë të rënda’ përpara se të lirohej dhe të udhëtonte drejt Britanisë me gomone.

Pas arrestimit të tij, një gjykatës vendosi që identiteti i tij të fshihej nga publiku ‘për hir të sigurisë’,  pasi ai pretendoi se ishte kërcënuar nga rivalët e bandave.

Gjykatësi Nicholas Aldridge, deklaroi se asgjë nuk mund të publikohej mbi shqiptarin pasi mund të identifikonte ‘drejtpërdrejt ose tërthorazi’ këtë të fundit.

Sakaq, ai ndodhet në paraburgim në një qendër emigracioni dhe mbetet në pritje të një vendimi nëse do të deportohet apo jo.

I dënuar me burg përjetë në vendlindje/ U arratis drejt Britanisë, gjykata i garanton gangsterit shqiptar fshehjen e identitetit për ta mbrojtur nga armiqtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook