Pas fitores ndaj Sampdorias në Marassi, kuqezinjtë rifillojnë menjëherë punën, pasi janë të zënë me përgatitjet për ndeshjen kundër Dinamosë së Zagrebit. Sipas asaj që mësohet nga mediat italiane, mëngjesin e djeshëm Rade Kruniç ka punuar në grup, ndërsa Rebiç dhe Origi kanë vazhduar punën e tyre të personalizuar.
Boshnjaku po shkon drejt rikuperimit dhe mund të japë kontributin e tij që në Champions. Ante Rebiç ndodhet në infermieri me dhimbje të forta shpine që nuk e lejojnë të lëvizë. Fatkeqësisht, kroati nuk përbën risi në këtë lloj dëmtimi dhe të kësaj kohëzgjatjeje, duke qenë se që nga ardhja në Milan në sezonin 2019-‘20 ai ka qëndruar 46 ndeshje jashtë për shkak të lëndimit. Praktikisht 31.1 për qind në 148 ndeshje zyrtare të luajtura nga Milani në të gjitha garat në këtë periudhë kohore.
Sa i përket Origit, ai ka një mbilodhje në kofshë dhe situata e tij mbetet nën monitorim. Sidoqoftë, vështirë të jetë në dispozicion ndaj Dinamos së Zagrebit kur zgjedhjet të jenë thuajse të imponuara në sulm. Zhirusë do t’i kërkohet një tjetër sforco, pasi është e vetmja pykë në dispozicion, teksa Benaser dhe Tomori duhet të kthehen titullarë. Shanse të larta formacioni edhe për Salmakersin, që ndaj Sampit pushoi.
Arena e Lajmit