Ndërsa emri i saj qarkullon kudo në mediat botërore në lidhje me romancën e re me Bad Bunny-n, supermodelja Kendall Jenner ia ka arritur të marrë sërish vëmendje nëpërmjet Instagram-it të saj.
Modelja “qerasi” ndjekësit e saj me disa foto mjaft të nxehta, ku shihet e veshur me bikini me detaje lulesh.
Ndërsa shijon rrezet e diellit, Kendall tregoi edhe një herë pse është cilësuar si “një ndër modelet më të mira në botë”, me disa poza ‘hot’ për kamerën.
Kujtojmë se Kendall Jenner dhe Bad Bunny thuhet se u panë “duke u puthur në publik” gjatë një darke të fundit në Los Angeles (KLIKO). Një burim i tha Us Ëeekly se ylli i “Kardashians”, 27 vjeç dhe muzikanti, 29 vjeç, u shfaqen në një restorant Sushi. Insajderi i tha gazetës se dyshja u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin vaktet e tyre.
Takimi i çiftit për sushi erdhi tre ditë pasi ata u panë duke u përpjekur të fshiheshin teksa dilnin nga Bird Streets Club në Ëest Hollyëood, Kaliforni, në një makinë së bashku herët në mëngjesin e së dielës së kaluar.