ZYRTARE/ Nuk ka luajtur që nga janari i 2021, “makthi” i tifozëve të Liverpulit prezantohet me klubin e ri në Premier Ligë

Loris Karius është zyrtarisht portieri i Njukasëllit. Portieri gjerman, që mori të gjithë vëmendjen e botës me ato dy gabim fatale në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018 është rikthyer për të luajtur dhe njëherë në Premier Ligë.

karius

29-vjeçari pritet të jetë portieri i dytë i Njukasëllit, pas Nik Pop, me trajnerin Edi Houi, i cili është shprehur se prezenca e tij do ta ndihmojë skuadrën, pasi ka eksperiencë në Angli dhe Europë.

Karius ishte pa skuadër, pasi Liverpuli i ndërpreu kontratën këtë verë, ndërsa prezenca e tij e fundit daton më 28 janar 2021, kur mbrojti portën e Union Berlinit, në sfidën përballë Hofenhaimit.

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Nuk ka luajtur që nga janari i 2021, “makthi” i tifozëve të Liverpulit prezantohet me klubin e ri në Premier Ligë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook