Skot MekTominej është lavdëruar nga shoku i skuadrës Kristian Eriksen për formën e përmirësuar të Mançester Junajtidit në Premier Ligë (4 fitore radhazi pas dy humbjeve të para).
Pjesë e këtij suksesi ka qenë edhe dyshja MekTominej-Eriksen në mesfushë, të cilët u ndryshuan në Ligën e Europës kundër Sociedadit të enjten dhe skuadra humbi. Danezi mendon se me skocezin kanë krijuar një partneritet solid.
“Në ndeshjet e para na u desh pak për të parë njëri-tjetrin dhe studiuar ku ishim. Por tani mendoj se kemi një bashkëpunim të mirë dhe falë instruksioneve të trajnerit, jemi në pozicionet që na pëlqen të jemi. Mendoj se deri tani gjërat kanë shkuar mirë. Ka shumë gjëra për të përmirësuar, por jemi në rrugë të mbarë”, tha Eriksen për median e klubit.
Arena e Lajmit