Kaosi me golin e anuluar të Juventusit, flet Shoqata e Arbitrave: Jemi të bindur që e kemi sqaruar si episod

Kaosi i golit të anuluar të Milik në fund të ndeshjes mes Juventusit dhe Salernitanës ka qenë padyshim tema e ditës në Itali. Gabimi i VAR që nuk ka marrë në konsideratë pozicionin e Kandreva i cili mbante në lojë Bonuçin, ishte i dukshëm. Por sipas AIA, Shoqatës së Gjyqtarëve Italianë, vendimi që është marrë nga VAR në ato momente, ka qenë i duhuri në varësi të situatës.

Collage Maker-12-Sep-2022-10.59-AM

Agjencia ANSA ka publikuar një komunikatë të saj nëpërmjet të cilës sqaron se kamera e cila në fakt evidentonte pozicionin e Kandreva, nuk ka qenë në dispozicion të sallës së VAR në momentin e vendimmarrjes dhe ato pamje nuk janë shqyrtuar asnjëherë nga VAR pikërisht për këtë arsye. Ndaj nuk kishin se si të identifikonin pozicionin e Kandreva në ato momente.

“Sa i përket episodit që ka lidhje me Juventus-Salernitana, për një video të shpërndarë në fund të ndeshjes fillimisht në rrjet e pastaj të pasqyruar nga shumë media, AIA kërkon të sqarojë se organi teknik ka vëzhguar të gjithë pamjet që janë vënë në dispozicion të VAR dhe të AVAR për ndeshjen në fjalë, pa gjetur asnjë video të ngjashme me atë në fjalë.

Organi teknik i Komisionit të Arbitrave, i ka kërkuar specifikisht kompanisë që siguron shërbimin teknologjik për VAR nëse kamera në fjalë, e cilësuar taktike, ishte në dispozicion të pjesëtarëve të VAR për ndeshjen e zhvilluar në ‘Juventus Stadium’. Përgjigja që jepej është se kamera nuk ishte në dispozicion të VAR dhe për rrjedhojë nuk ishte e përdorshme nga gjyqtarët. Me këtë saktësim, jemi të bindur se kemi bërë qartësi rreth episodit”, shkruhej në reagimin e AIA.

Arena e Lajmit


Kaosi me golin e anuluar të Juventusit, flet Shoqata e Arbitrave: Jemi të bindur që e kemi sqaruar si episod

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook