Seanca për McGonigal/ “Nuk jam tërhequr nga interpelanca me Ramën”, Bardhi: Spiropali s’përgjigjet dot për çështjen

1

Deputeti i PD, Gazment Bardhi i ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka folur në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe arsyet që qëndrojnë pas shmangies së kryeministrit Rama nga kjo ngjarje.

Bardhi deklaroi se ai nuk është tërhqeur nga interpelanca me kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se minsitrja Elisa Spiropali nuk mund të përgjigjet për këtë çështje pasi nuk mund të mbulohet nga kjo e fundit.

Ai shtoi më tej se pyetjet në lidhje me rrethanat e takimeve të Ramës me McGonigal, çështjet e diskutuara dhe informacioni i dërguar nga zyra e tij janë çështje që vetëm kreu i qeverisë mund t’i japë përgjigje.

“Nuk jam tërhequr nga interpelanca dhe e kam bërë të qartë edhe sot. Ne kërkuam interpelancë me Ramën për një çështje të tij private, nuk lidhet me diçka që mbulohet nga ministrja Spiropali. Kjo është seanca e dytë ku kryeministri mungon dhe në bazë të rregullores kërkuam prezencën e tij. Kur kjo ndodh ai është i detyruar të vijë në seancë. Ka patur vetëm një rast ku kolegu Agron Shehaj kishte kërkuar interpelancë dhe ai kishte bërë të njëjtën gjë.

Kisha pyetje se çfarë është biseduar mes kryeministrit dhe agjentit të FBI. Së dyti flitet për informacion në aktpadinë e SHBA të dërguar nga zyra e Ramës, do pyetej se çfarë informacioni ishte dërguar. Cilat ishin rrethanat e takimit të tij të parë me McGonigal? Janë çështje që ka dijeni vetëm Rama, prandaj prezenca e tij ishte e detyrueshme. Nëse do e thërrisja si të pandehur do kishte të drejtë të mos përgjigjej”, tha ai.

Seanca për McGonigal/ “Nuk jam tërhequr nga interpelanca me Ramën”, Bardhi: Spiropali s’përgjigjet dot për çështjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook