Tirana kishte sot një vizitor të veçantë gjatë stërvitjes së pasdites në kompleksin “Skënder Halili”. Filip Najdovski, i lënë pushim nga stafi bardheblu për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshë, është shfaqur në stërvitje i “shoqëruar”.
Mbrojtësi i Tiranës kishte me vete një qen, i cili ka ngjallur jo pak kuriozitet mes shokëve të skuadrës para fillimit të seancës stërvitore edhe për faktin se dukej se i pëlqente shumë topi.
Najdovski nuk ka ngurruar që të afrohet me të në terrenin e stërvitjes dhe siç shihet në këto pamje, ka vënë në provë aftësitë e Kallakut dhe Xhixhës përballë insistimit të qenit për të kapur topin, me dy lojtarët që e driblonin mes të qeshurave.
KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit