Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se Damian Gjiknuri ka favorizuar një kompani nafte në Shqipëri e cila ka lidhje me gjigantin rus të hidrokarbureve, Gazprom.
Bardhi shtoi më tej se aksionet e kësaj kompanie i janë shitur ish-agjentit të SHIK, Agron Neza dhe atij të FBI-së Charles McGonigal me një çmim prej 3 dollarësh, ndërsa ka akuzuar më tej juristin Hyseni në studio se ka marrë informatat nga portalet e qeverisë.
Hyseni deklaroi se demokratëve u “djeg” sepse nuk arritën të kapnin kompaninë ruse të naftës në vend, teksa mohoi kategorikisht se kjo kompani është favorizuar nga qeveria.
Bardhi:
Unë di kush e ka fituar kompaninë me gjykatë. I ka shitur aksionet Nezës dhe McGongial aksionet me 3 dollarë. Do bëjmë teatër tani?! Ti vjen e më flet me portalet e Endri Fugës. Dallimi mes meje e teje është se unë isha përgatitur për interpelancë me kryeministrin. Pa e lexuar vetë nuk marr të mirëqenë atë që shkruhet në media. Është si po të them unë. Ky ka folur në prill për këtë çështje, dhe Rama i dha tender në maj duke shkaktuar dëm 300 milionë dollarë.
Hyseni:
Nuk është e vërtetë kjo. Është nën embargo dhe Rama e ka ndaluar. Ne e dimë që ju djeg, jeni dhe dhi e zgjebosur dhe doni të ngrini bishtin, ju djeg që nuk e kapët ju kompaninë ruse të naftës.