Komisioni për ‘McGonigal’ ‘bashkon’ demokratët? Boçi: Sinjale për të qenë bashkë! Ka mendime ndryshe, por jo qëllime

Boci Vokshi Kryesi Kuvendi (1)

Duket se demokratët kanë lënë debatet mes tyre dhe janë bashkuar në një kauzë, siç është çështja ‘McGonigal’.

45 deputetë të PD-së kanë firmosur për të ngritur komisionin hetimor për të hetuar lidhjet e kryeministrit Rama me ish-zyrtarin e FBI-së. Ndërkohë, nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi tha se këto janë sinjale për bashkëpunim, për të qenë ‘një’ kundër një kundërshtari të përbashkët.

“Janë sinjale për të qenë bashkë, pjesë e refleksionit, për të qenë një në luftën kundër atij që cilësohet si kundërshtar i përbashkët. Duam që të vijojmë bashkëpunim në vijimësi. Ka mendime të ndryshme, por jo qëllime të ndryshme. Rama kërkon që të eliminojë pluralizmin në vendin tonë, ndaj është detyrua jonë që të mbrojmë atë.

Nuk pres ‘haleluja’ që ata të ndryshojnë mendim, por duhet të zbatohet pikë për pikë rregullorja e Kuvendit. Duhet të zbatohen ligjet e shtetit shqiptar. Në rast se nuk ngrihet komisioni për Ramën, si me charterat, do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese.”, tha Boçi pasi dorëzoi kërkesën e PD në Kuvend për ngritjen e Komisonit.

Arena e Lajmit

Komisioni për ‘McGonigal’ ‘bashkon’ demokratët? Boçi: Sinjale për të qenë bashkë! Ka mendime ndryshe, por jo qëllime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook