Roma u është kthyer fitoreve pas dy disfatave në kampionat dhe Ligën e Europës, duke treguar se ka lënë pas krahëve momentin e vështirë. E udhëhequr nga dyshja Dibala-Abraham, skuadra e Murinjos ka marrë tri pikët në një transfertë të komplikuar ndaj Empolit.
Gjithçka u vendos nga golat e Dibala dhe Abraham. Argjentinasi shënoi golin e parë dhe krijoi të dytin për britanikun i cili po kthehet pak nga pak në nivelet më të mira. Ndërkohë, vendasit ku Ismajli ishte titullar dhe Bajrami u aktivizua si zëvendësues, shënuan barazimin e përkohshëm me Bandinelin por pa arritur të bënin më shumë ndaj një prej pretendenteve për zonat e larta në klasifikim, e cila humbi edhe një penallti me Pelegrinin.
Fitorja ngjit Romën në vendin e pestë në renditje, vetëm 1 pikë larg treshes Napoli-Atalanta-Milan që ndajnë pozicionin e parë në klasifikim.
EMPOLI-ROMA 1-2
43′ Bandineli / 17’ Dibala, 71′ Abraham
GOLI I ABRAHAM
GOLI I BANDINELI
GOLI I DIBALA
Arena e Lajmit