Ermiona Lekbello iu drejtohet meshkujve shqiptarë: Jeni bërë si gore, nuk jeni burra

Ermiona Lekbello u rikthye në vëmendjen e publikut shqiptar me futjen në “Big Brother Vip.”

Megjithëse eksperienca e saj në format nuk ishte e gjatë, ajo ia del të rrëmbejë vëmendje me deklaratat e saj në rrjetet sociale, apo studiot televizive.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Ermiona pasi ka parë komentet në rrjetet sociale, duket se ka ngelur e habitur nga ofendimet e ndryshme.

Në një video të publikuar në InstaStory, ajo ka kritikuar komentuesit meshkuj, të cilët iu adresojnë femrave komente fyese.

Ajo tha se nuk ka pasur ndonjëherë konsideratë për meshkujt shqiptarë por me komentet që pa tani, duket se edhe ajo pak konsideratë është zhdukur.

“Mirëmëngjes, po shikoj këto komentet e mashkullit shqiptar që është kthyer në një gore, në një gore të vërtetë. Jo grua e keqe, por ordinere. Ç‘jeni bërë ju meshkujt kështu mo? Nuk kam pasur ndonjëherë konsideratë për mashkullin shqiptar por tani edhe atë pak konsideratë që e kisha, e humba fare. Ç’jeni bërë ju mo, dini të shani ju femrat mo, po s’keni turp mo. Me ju do formohet Shqipëria mo? Ju do bëheni prindër, ç’do iu mësoni fëmijëve, si të shajnë gratë? S’ju vjen turp mo, ju mashkull se vetëm burrë nuk jeni. Ndryshoni mo po çfarë do ndryshoni. Të mjerat gra që do merren me ju gjithë jetën”, u shpreh Lekbello në video.

Ermiona Lekbello iu drejtohet meshkujve shqiptarë: Jeni bërë si gore, nuk jeni burra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook