Vetëm ai mund ta refuzonte! Ronaldo i thotë “jo” kontratës që do thyente çdo rekord botëror

Kristiano Ronaldo mund të ishte bërë lojtari më i paguar në historinë e futbollit botëror, me diferencë të thellë nga çdo lojtar tjetër që ka luajtur më parë. Por ylli portugez i ka thënë jo mundësisë për të hyrë në histori si më i paguari, edhe pse kërkonte me çdo kusht gjatë verës që të largohej nga Mançester Junajtid.

ronaldo

“CNN” ka mësuar se ylli portugez, pavarësisht kësaj dëshire, mbetej i bindur se duhej të luante në kampionat elitar e për këtë arsye ka refuzuar një ofertë të pabesueshme nga Arabia Saudite. Burimet në fjalë tregojnë se Al-Hilal i kishte ofruar portugezit një kontratë dyvjeçare nga e cila do të fitonte 242 milionë euro, një shifër e pabesueshme dhe e paarritshme në futbollin botëror.

Por Ronaldo e ka refuzuar këtë mundësi, duke preferuar që të vazhdojë të luajë në kampionatet e rëndësishme europiane, pasi mendon se ka ende për të dhënë në nivelet më të larta, para se të ndjekë një kontratë fitimprurëse financiarisht që do ta largonte nga vëmendja e opinionit sportiv.

Arena e Lajmit


Vetëm ai mund ta refuzonte! Ronaldo i thotë “jo” kontratës që do thyente çdo rekord botëror

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook