“McGonigal”/ “Pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, Rama i ashpër me opozitën: Sasia e gënjeshtrave s’ka qenë kurrë kaq e qametshme

Rama

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar sot gjuhën ndaj opozitës, duke e quajtur të çekuilibruar dhe pa ide.

Në një postim në Twitter, Rama refruar reagimeve të fundit në lidhje me çështjen McGonigal, u shpreh se opozita po përpëlitet nga fabrikimi i pisllëqeve ekstreme.

“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, ka shkruar Rama.

Arena e Lajmit

“McGonigal”/ “Pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, Rama i ashpër me opozitën: Sasia e gënjeshtrave s’ka qenë kurrë kaq e qametshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook