Orges Shehin e ndjek Shkëndija e Tetovës, presidenti Halili vë veton për trajnerin e Tiranës

Pak ditë më parë, një ofertë e Shkëndijës së Tetovës drejt Orges Shehit turbulloi pak ambientin e kampionëve në fuqi.

SHEHI HALILI

I pyetur para dhe pas ndeshjes me Kastriotin, trajneri dribloi me diplomaci për këtë çështje, dukeu shprehur se nuk është momenti i duhur për të folur për një gjë të tillë.

Aktualisht kemi të drejtë të themi që çdo gjë është e hapur, ashtu siç është edhe mundësia që asgjë të mos ndodhë dhe Shehi të vazhdojë në drejtimin e bardhebluve.

Gazeta mëson se presidenti i klubit, Refik Halili, është bezdisur disi nga kjo situatë por gjithashtu nuk ka dëshiruar që të krijojë polemika në lidhje me ofertën që Shkëndija e Tetovës i ka bërë durrsakut.

Kështu që presidenti Halili është i qartë dhe në rast të një prishjeje kontrate me Shehin, ai kërkon dëmshpërblimin e caktuar në kontratë.

Kështu, nëse tetovarët do të bindin trajnerin e kampionëve në fuqi, atëherë më parë duhet të kalojnë te kontrata e tij, duke paguar një shumë të caktuar drejt Tiranës, sepse Shehi ka një marrëveshje me klubin deri në maj të vitit tjetër, ashtu siç u shpreh edhe ditët e fundit:

“Unë mendoj që jemi para ndeshjes dhe deri më 31 maj të vitit tjetër jam trajneri i Tiranës e këtë e kam të ngulitur në kokë mirë”, tha Shehi para Kastriotit.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut tetovarët ende nuk kanë zyrtarizuar trajnerin e ri.

Arena e Lajmit


Orges Shehin e ndjek Shkëndija e Tetovës, presidenti Halili vë veton për trajnerin e Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook