Prapaskenat e merkatos/ Klop e dëshironte me çdo kusht te Liverpuli, Reali refuzon 100 milionë për mesfushorin

Problemi kryesor i Liverpulit në këtë sezon duket të jetë mesfusha me skuadrën angleze që po vuan dëmtimet e shumta, në këto kushte “The Reds” u hodhën në merkato në ditët e fundit ku arritën të siguronin mesfushorin e Juventusit Artur, por duket se objektivi i vërtetë i drejtuesve ka qenë mesfushori i Realit Federiko Valverde.

VALVERDE

Sipas raportimeve nga “AS”, në ditët e fudit të merkatos anglezët kontaktuan Realin duke i ofruar 100 milionë eiro për kartonin e mesfushorit, ofertë që u refuzua nga ana e “Los Blancos”.

Largimi i Kasemiros si dhe roli i Valverdes në planet e Karlo Ancelotit ishin arsyet kryesore për këtë vendim të madrilenëve, me mesfushorin që po kalon një formë fantastike në këtë start të sezonit.

Arena e Lajmit


Prapaskenat e merkatos/ Klop e dëshironte me çdo kusht te Liverpuli, Reali refuzon 100 milionë për mesfushorin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook