EMRAT/ Kishte mbjellë kanabis në banesë, pranga gruas në Fier, në kërkim i shoqi

Whatsapp Image 2023 04 12 At 10.08.07

Gjenden dhe asgjësohen 182 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë në Fier, ndërsa në pranga ra pronarja e banesës dhe u shpall në kërkim burri i saj.

Pas hekurave ra shtetasja Portokalle Yzeiraj dhe u shpall në kërkim shtetasi Daniel (Sokol)(Kristo) Yzeiraj.

NJOFTIMI I POLICISE
Në banesën e këtyre shtetasve, u gjet edhe një armë gjahu që mbahej pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të detyrave të marra në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, që në fazë fillestare, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe kanë goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Kreshpan”, një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasja P. Y., 49 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i saj shtetasi D. Y., 51 vjeç (alias S. Y., alias K. Y.).

Si rezultat i kontrolleve, në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Policisë gjetën dhe asgjësuan 182 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të mbjellë në kubikë.

Gjithashtu, në banesën e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu që mbahej pa leje.

Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasit D. Y.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

EMRAT/ Kishte mbjellë kanabis në banesë, pranga gruas në Fier, në kërkim i shoqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook