Ështe kthyer në çështje mes dy klubeve, Atletiko dhe Barcelona gjejnë akordin për transferimin e sulmuesit

Antuan Grizman është kthyer në një çështje të vërtetë mes Atletikos dhe Barcelonës për shkak të marrëveshjes mes dy klubeve për huazimin e francezit me madrilenët që duhet të paguajnë 40 milionë euro nëse ai luan më shumë se 50% të minutave të ndeshjeve me Atletikon gjatë këtij sezoni.

grizman

Në këto kushte Grizman është aktivizuar vetëm pas minutës së 60-të në ccdo sfidë që ka luajtur, me Atletikon që po mundohet të shmangë pagimin e kësaj klauzole. Në këto kushte klubet kanë nisur negociatat për një formulë të re që do të kënaqte të dy palët.

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo” dy klubet janë pranë akordit me Atletikon që do ti paguajë Barcelonës rreth 25 milionë për kartonin e sulmusit duke e bërë kështu qendrimin e tij në Madrid përfundimtar.

Arena e Lajmit


Ështe kthyer në çështje mes dy klubeve, Atletiko dhe Barcelona gjejnë akordin për transferimin e sulmuesit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook