Kishte kthyer garazhin e shtëpisë në laborator heroine, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali. Sekuestrohet drogë dhe mbi 33 mijë euro

87878989897874454878

Autoritetet italiane kanë mbyllur hetimet për një 29-vjeçar shqiptar dhe për 10 persona të tjerë pjesë të grupit të tij, me tyre edhe 2 bashkatdhetarë, të cilët akuzohen për trafik heroine, mes viteve 2020-2022.

Pas disa kohësh hetimesh intensive, policia italiane arrestoi 29-vjeçarin shqiptar, ndërsa i kanë sekuestruar gati 9 kilogramë heroinë dhe 34 mijë euro cash.

I riu u ndalua teksa drejtonte një mjet tip “Polo”, ku në dy sediljet e përparme i janë pikasur dy ndarje, brenda se cilave janë gjetur 1.3 kilogramë heroinë,  ndërkohë nën sediljen e shoferit, u gjetën 33.000 euro.

Më pas kontrolle janë kryer edhe në banesën e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar 7.4 kilogramë heroinë dhe 1 mijë euro të tjera.

Për aktivitetin e paligjshëm, shqiptari kishte përdorur garazhin e shtëpisë së tij si magazinë.

 

Kishte kthyer garazhin e shtëpisë në laborator heroine, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali. Sekuestrohet drogë dhe mbi 33 mijë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook