Juventusi ka barazuar 2-2 ndaj Salernitanës, të dielën, në stadiumin “Allianz” mes polemikave.
E gjitha nisi kur u shënua goli i përmbysjes 3-2 për Juventusin nga Arkadius Milik në minutën e 90+5′, nga goditja e këndit. Sipas pamjeve Leonardo Bonuçi ishte më i avancuar dhe ka marrë pjesë në aksion, ku sipas rregullores së futbollit ishte një lëvizje mashtruese ndaj portierit kundërshtar.
Antonio Kasano nëpërmjet një bisede në kanalin zyrtar të Kristian Vierit, “Bobo TV” ka shpërthyer në kritika ndaj Juventusit ku ka deklaruar se ngjasonte me një ekip të kategorive amatore:
“Juventusi për 90 minuta ka treguar se ishte Samartineze (ekip i kategorive amatore). Ata nuk kanë luajtur ndaj PSG-së apo Bajernit të Mynihut, me gjithë respektin që kam për Salernitanën, e cila në Torino ka bërë një futboll të pastër. Juventusi nuk ka bërë asgjë.
Në pjesën e dytë kur rezultati ishte 2-1, mund të shkonin 3-1 për tre ose katër herë, por për shkak të kualitetet të disa futbollistëve mund edhe të fitosh.
Nuk e mendoj dot që Juventusi mund të ketë përfunduar kështu. Në këtë ndeshje nuk është folur për një Juventus që të bënte për të vj**, por vetëm për VAR-in. Gjëja më skandaloze janë disa personazhe!”, përfundoi Kasano.
– Arena e Lajmit