Protesta e banorëve të Bërxullës, reagon PD: Praktika të përsëritura në mënyrë arbitrare nga qeveria! E drejta e pronës, e patjetërsueshme

Indrit Hoxha Protesta Ne Berxulle

Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD, Indrit Hoxha ka reaguar pas protestës së banorëve të Bërxullës, të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Në një reagim të bërë në Facebook, Hoxha i ka bërë thirrje kryetarit të bashkisë së Vorës që të bashkohet krah qytetarëve.

“E drejta e pronës, qoftë e trashëguar qoftë, e përfituar nga ligji 7501, është e drejtë e patjetërsueshme natyrore e çdo qytetari!

Kushtetuta parashikon në mënyrë të qartë se: Shpronësimi për interes publik të pronës bëhet përmes një çmimi të drejtë, që do të thotë sipas çmimit të tregut. Këto janë praktika të përsëritura në mënyrë arbitrare dhe të përsëritura të qeverisë Rama me pronën e shqiptarëve.

I bëj thirrje kryetarit në detyrë të Bashkisë Vorë, që të më bashkohet krahë qytetarëve të shpronësuar padrejtësisht në Bërxullë”, shkruan ai.

Protesta e banorëve të Bërxullës, reagon PD: Praktika të përsëritura në mënyrë arbitrare nga qeveria! E drejta e pronës, e patjetërsueshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook