Dyshohet se shfrytëzoi pasaportën diplomatike për të kaluar në zonën VIP dhe u kap me drogë në aeroportin e Stambollit? Stilisti Valdrin Sahiti publikon fotot nga Dubai

Stilisti i famshëm kosovar, Valdrin Sahiti u raportua se është arrestuar në Aeroportin e Stambollit pasi dyshohet se u kap me drogë.

valdrin sahiti3

 

Kosova News, informoi se stilisti akuzohet për veprën penale, blerje dhe posedim të dograve e stimuluesve dhe se autoritetet kosovare janë informuar nga policia turke për arrestimin e tij.

Sipas medias, ky i fundit është kapur në aeroport me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës dhe ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit.

Por pas dyshimeve të policisë turke, ai është kontrolluar dhe iu është gjetur drogë.

Megjithatë, në postimet në dy adresat zyrtare të Instagram të Valdrin Sahitit janë publikuar foto e video të tij nga Dubai.

valdrin sahiti

Gjithashtu, ai nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me lajmet për arrestimin e tij.

valdrin sahiti2

Stilisti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.

valdrin sahiti1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Dyshohet se shfrytëzoi pasaportën diplomatike për të kaluar në zonën VIP dhe u kap me drogë në aeroportin e Stambollit? Stilisti Valdrin Sahiti publikon fotot nga Dubai

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook