“Do bëjmë vetëgjyqësi!”, kryeplaku i Bërxullës tregon detajet: Drejtori u thirr në zyrën e Dallëndyshe Bicit, po të jetë burrë të na…

Berxulle Kryeplaku I Fshatiti

Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar sërish sot protestë përballë zyrave të Hipotekës. Kryeplaku i fshatit të Bërxullës, Muharrem Koni në një komunikim për “News24”, për gazetarin Mario Merhori, tha se kanë kërkuar zgjidhje vetëm nëpërmjet dialogut, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ata kanë kërkuar gjithashtu takim me drejtorin e Hipotekës për të marrë një zgjidhje lidhur me këtë çështje.

“Po presim sepse punonjësit kanë shkuar për të kontaktuar me drejtorin e Hipotekës dhe presim përgjigjem. Nëse mund të zhvillohet një takim,.. Por tani nuk kam besim në asgjë, por nga një informacion që kam pasur në rrugë jozyrtare di që drejtori është thirrur vetëm për të zgjidhur çështjen e Bërxullës. Ky drejtor po të ishte me parime do të na dilte në mëngjes dhe të na jepte një shpjegim për rrugën që do të ndjekim. Të marrin drejtim edhe çështja të merret vesh se ku do të akomodohen banorët nga shteti. Ku do të strehohen? Kërkojmë të certifikohen pronat sepse dokumentet i kanë në zyra, përse duhet të na detyrojnë të bëjmë veprime të kundërligjshme? Ai thotë kam sjellë punonjës policës, por ne çdo gjë e kemi kërkuar me dialog por kur shteti nesh kundrejt nesh do të na detyrojmë të ndërmarrim masa ekstreme”, ka thënë ai.

Arena e Lajmit

“Do bëjmë vetëgjyqësi!”, kryeplaku i Bërxullës tregon detajet: Drejtori u thirr në zyrën e Dallëndyshe Bicit, po të jetë burrë të na…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook