Tri pikë më pak se vjet, ja pse Tirana nuk duhet ta bëjë dramë

Dita e premte do të sjellë ndeshjen e javës së pestë për Tiranën, teksa do të përballet me Teutën në “Selman Stërmasi”. Në gjykimin e parë, duke ndjekur katër ndeshjet e zhvilluara deri tani, shohim një ekip që mund të vërë në dyshim mbrojtjen e titullit kampion.

XHIXHA KALLAKU BERISHA TIRANA

Bardheblutë kanë barazuar 1-1 që në start me Kukësin, por në një ndeshje ku kanë dominuar totalisht dhe nëse do të shfrytëzoheshin rastet e humbura, do të kishim një fitore me goleadë. Në ndeshjen e dytë bardheblutë morën një fitore 0-2 në transfertë ndaj Egnatias, një ekip jo i lehtë këtë sezon, kur në fushë nuk ishin as Seferi dhe as Totre. Java e tretë do ta ndeshte ekipin e Shehit me një disfatë me Vllazninë në shtëpi, e cila u ndikua disi edhe nga kartoni i kuq dhe penalltia, por gjithsesi kampionët në fuqi reaguan dhe për pak sa nuk e mbyllën në barazim sfidën.

Në ndeshjen e fundit, një barazim i thatë me Kastriotin, e luajtur në një fushë të vështirë përballë një ekipi që di të mbrohet mirë dhe për më tepër në një terren që nuk të jep mundësinë që të dalësh lehtë te loja jote.

Kështu që në katër javë Tirana ka 5 pikë dhe nëse e krahasojmë me vjet, kur u shpall kampione, ka vetëm tri pikë më pak. Kështu që gjykimi i parë nuk ka shumë baza pasi është herët akoma dhe te bardheblutë s’ka vend për panik, nëse analizon këtë nisje kampionati, sepse loja e mirë nuk ka munguar.

 AFRIMET- Tirana ka pësuar shumë ndryshime, teksa dallojnë largimet e Seferit, Hoxhallarit, dy lojtarë të ekipit kombëtar, Totres dhe Tolit, të gjithë të rëndësishëm në rrugën drejt titullit kampion. Por në fillim, kur Seferi u afrua në skuadër nga Jang Bojsi, nuk kishte atë shkëlqimin që mbylli kampionatin e kaluar, por mori kohën e duhur, derisa arriti formën e tij më të mirë.

Kështu që edhe afrimet e kësaj vereduan kohën e tyre, që të arrijnë të japin më të mirën nëfushë. Hasani, Patrik, Kallaku, Berisha, bashkë me Xhixhënjanë shumë emra, të cilët pomundohen të krijojnë atë kiminë me njëri-tjetrin në fushë.Do t’ia dalin apo jo të zëvendësojnë golat e Seferit nëkampionatin e vjetshëm? Kjombetet për t’u parë, kur tëjenë zhvilluar edhe shumëndeshje të tjera.

TIRANA KETE SEZON

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Tri pikë më pak se vjet, ja pse Tirana nuk duhet ta bëjë dramë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook