“Duam pronat tona!”, banorët e Bërxullës shtyhen me policinë private dhe tentojnë të futen brenda Hipotekës: Kriminelë!

Berxulle Protestaaa

“Duam pronat tona! Duam Pronat tona”. Këto kanë qenë thirrjet e banorëve të Bërxullës sot para Hipotekës.

Teksa janë shtyrë me policinë private, e cila është vendosur para këtij institucioni, banorët kanë lëshuar akuza në drejtim të zyrtarëve të Hipotekës, duke i quajtur kriminelë.

Ndërkohë, policët kanë debatuar me banorët, ndërsa i sugjerojnë që të largohen nga godina, duke iu bërë thirrje që të ikin nga prona private. “Ikni, mos thyeni. Ju lutem, se po mbrojmë pronën private”.

Nga ana tjetër një protestues iu bëri thirrje policëve që të hapin derën duke thënë; mos mbroni hajdutët. Duam takim me drejtorin. S’kemi ardhur të thyejmë pronën, por duam të flasim dhe të kemi një përgjigje”.

Protestuesi: Ju si polici private e keni marrë në ruajtje këtë objekt?
Polici privat: Po e kemi marrë. Është ambient tregtar.
Banorët: Çfarë shitet aty?
Protestuesi: Aty është kupola drejtuese që merret me pronat.
Polici privat: Qetësohuni, mos përdorni dhunë. Ne do bisedojmë. Të vijë një përfaqësi prej 2 vetash dhe t’ju çojmë lart. Mos përdorni dhunë.

Arena e Lajmit

“Duam pronat tona!”, banorët e Bërxullës shtyhen me policinë private dhe tentojnë të futen brenda Hipotekës: Kriminelë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook