“FSHF-ja po hakmerret”, Kujtim Shaba për përjashtimin e Murlanit: Nuk po na japin asnjë arsye logjike

Skuadra e femrave të Murlanit është përjashtuar nga kampionati i femrave dhe për këtë arsye ka folur për mediat drejtuesi i klubit, Kujtim Shaba, i cili është shprehur se ky vendim ishte i palogjikshëm dhe është bërë për hakmarrje ndaj tij se kantidoi për të qenë kryetar i Shoqatës Rajonale të Shkodrës.

kujtim shaba

“Nuk e di. Më duket një vendim befasues. Presidenti i klubit përpara 10-12 ditëve i ka nisur e-mail presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Komitetit Ekzekutiv dhe sekretarit të FSHF-së, për pjesëmarrjen e kampionatit, ku do të bëjmë një ekip dinjitoz dhe pretendent për fitimin e titullit kampion. serioziteti i këtij klubi është sepse kjo presidencë ka dy vite që investon.

Mund të shihni dhomat e zhveshjes, fushën, e cila është një nga tre fushat e licencuara në Qarkun e Shkodrës. Investoi rreth 350 mijë euro. Për ta bërë kampionatin sa më të fortë, për të zhvilluar dhe futbollin e femrave, sollëm pesë futbolliste braziliane të nivelit shumë cilësor. Kishim në plan për të sjellë dhe pesë kosovare të tjera, për ta bërë ekipin pretendent për titullin kampion. Për çudi na ndodhi dhe befasi që Murlani nuk merr pjesë. Arsyen akoma nuk na e ka argumentuar njeri.

FSHF-ja e përjashtoi Murlanin pa asnjë arsye logjike. Kur u hodh shorti u pa që Murlani nuk merr pjesë, por është Kinostudio. Marrim në telefon të Federatës, disa nuk e hapin, disa të tjerë thonë që nuk e keni prej nesh.

Mendoj se kjo më bën dhe mua shkaktar që pretendova që të dal kryetar i Shoqatës Rajonale të Shkodrës. Është një vend për t’i shërbyer futbollit të Shkodrës. Nuk ka politikë. Nuk dola kundër Federatës. Unë dola për t’i shërbyer futbollit të Shkodrës. Kështu Federata hakmerret, gjë që unë nuk e shikojë të arsyeshme.

Absurditeti më i madh është se me datë 15 ne kemi eliminatoret e Kupës së Republikës, që ne marrim pjesë se jemi ekip në Kategorinë e Dytë. Ka ardhur njoftimi nga UEFA që çdo ekip që do të kërkojë të jetë në Champions dhe Ligë Europe duhet të ketë skuadër femrash. A na lejon kush neve të kemi një skuadër femrash?

Federata të krijojë dy kategori, A dhe B dhe ta zhvillojë futbollin e femrave. Nuk ndodh çudia që një skuadër e Kategorisë së Dytë. Nëse ne e fitojmë, nuk na lë njeri të marrim pjesë në kualifikueset e Ligës së Europës. Pse? Sepse nuk kemi ekip femrash.

Jemi duke komunikuar me Malin e Zi ose të Kosovës nëse mund të marrim pjesë në ligën e tyre të futbollit. Nuk mund të hidhet karriera e këtyre vajzave në rrugë. Më pas do të bisedojmë me juristët, se si duhet të veprojmë. Nuk është vetëm ekipi i femrave. Skuadra U19 ishte në “play-off” për të hyrë në Superiore. Për çudi ekipi nuk merr pjesë as në Kategorinë e Parë.

Ne jemi skuadër, nuk jemi akademi. Pyes Federatën se kush e ka bërë pikavarazhin, më thonë që unë e meritoj, por se kam nga ata. Nuk dimë se ku duhet ta zgjidhim. Jemi anëtar të FSHF-së si FSHF-ja është anëtare e UEFA-s. Kur presidenti i klubit i dërgon kërkesë me shkrim presidentit të Federatës, është me detyrim që ky i fundit duhet t’i kthejë shkresë zyrtare. Këtu nuk të japin përgjigje as me shkresë as me gojë. Kanë frikë dhe ata me fol.

Absurditeti tjetër është krijimi i Ligës Rajonale të Shkodrës dhe nuk futen djemtë U17 dhe U15. Këta djem U17 dhe U15 që unë kam këtu ku t’i çoj?

Armand Duka më thoshte mua se na duhen më shumë njerëz që të kenë dëshirë për futbollin, të investojnë për futbollin. Dhe këta njerëz që investojnë për futbollin ne po i mërzisim, po i bëjmë presione.

Kësaj unë nuk di t’i japë zgjidhje. Të heq tjetri nga kampionati dhe nuk të jep zgjidhje. Ose të paktën të japin arsye.

Kemi bërë kërkesën për fushën me bar plastik. U thye dhe kërkesa që nuk do të investohen te ne. Mua ma thanë troç që unë duhet të kuptojë arsyen.

Unë i kërkoj falje këtyre njerëzve të cilët unë kandidova për atë pozicion dhe i mora më qafë. Unë nuk garova politikisht. Unë jam shok, jam mik i Armand Dukës. Kam ikur vetëm për të zhvilluar futbollin e Shkodrës. Çohet e gjithë kjo Federatë, i kundërvihet Murlanit, sepse ka kandiduar Kujtim Shaba. Nuk duket e logjikshme.

Presidenti dhe stafi drejtues po bëjnë çmos për të qenë në Mal të Zi ose Kosovë”, u shpreh Shaba.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“FSHF-ja po hakmerret”, Kujtim Shaba për përjashtimin e Murlanit: Nuk po na japin asnjë arsye logjike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook