Debutoi me Milanin, talenti Vranks S’u grinda me Piolin, klubi të më blejë

Njëzet minuta dhe përshtypje të mira. Aster Vranks sapo ka nisur aventurën e tij te Milani, por idetë i ka të qartë. Fillimisht synon besimin e Piolit, e më pas atë të klubit për ta blerë nga Volfsburgu nga ku është huazuar. Këto tema, por edhe të tjera në intervistën e belgut për televizionin e klubit.

Fbl3fvYWIAAOmP6

Si e ndjeni veten pas debutimit?

Ishin minuta të vështira, sepse mbetëm me 10 lojtarë. Unë hyra me mendimin për të vrapuar për aq kohë sa kishte, për të ndihmuar shokët e mi. Dhashë maksimumin, ishte një emocion i madh. Për mua, Milani është një klub i madh, që ka bërë histori në futboll, me shumë lojtarë të mëdhenj nga e kaluara. Tani jam këtu dhe do të stërvitem sa më mirë që ta meritoj këtë shans.

Sezonin e kaluar keni pasur Van Bomelin si trajner, sa i rëndësishëm ishte ai për ju si mesfushor dhe a ju ka folur për Milanin?

Mësova shumë prej tij. Ka pasur një karrierë të shkëlqyer. Ai më dha këshilla për të më ndihmuar, ishte një përvojë e mrekullueshme.

Për çfarë folët me Piolin në fund të ndeshjes?

Ajo që thamë mbetet mes meje dhe atij, ishin çështje taktike. Ai gjithmonë përpiqet të më japë këshilla dhe të më ndihmojë, të më bëjë të kuptoj se si luan ekipi.

Çfarë ju ka goditur më shumë në këto javë të para të Milanit?

Ishte një kënaqësi e madhe të isha pjesë e këtij klubi legjendar. Në çdo cep ka histori kampionësh. Janë aspektet që më ndihmojnë dhe më motivojnë të jap gjithnjë e më shumë.

Në cilin pozicion ju pëlqen të luani?

Nëse luaj në mesfushë, jam i lumtur, më pëlqen të luaj në mbrojtje, edhe pse pak para saj do të ishte ideale.

Sa e rëndësishme është që Milani të fokusohet shumë te të rinjtë?

Ishte një nga arsyet më të rëndësishme që më bëri të vija te Milani. Doja shumë të isha pjesë e këtij klubi. Shoh që ka talente të reja, që po rriten mirë dhe vitin e kaluar ishin edhe në Champions.

Sa e lehtë ishte për një futbollist me përvojë ndërkombëtare si ju të integrohej në ndeshjen e vështirë kundër Sampdorias?

Duhej të qëndronim së bashku, të bënim presion dhe të mbronim së bashku. Duhet të jepnim jetën për të mos pranuar gola, kam hyrë me këtë mentalitet dhe ashtu ndodhi.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Debutoi me Milanin, talenti Vranks S’u grinda me Piolin, klubi të më blejë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook