Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me kërkesën e Partisë SocialistE për përjashtimin me 10 ditë nga seancat e plenare për 8 deputetët e PD.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Boçi ka shkruar se ‘sipas matematikës së kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës është bllokuar foltorja, ndërkohë që elektronika tregon të kundërtën’.
Postimi i plotë i Luçiano Boçit:
EUNUKËT DHE FAKTET
Eunukët paskan kërkuar përjashtimin tonë nga Parlamenti!?
Sipas “matematikës” së Linditës paskemi bllokuar kohën e foltores.
Ndërkohë që “elektronika” e Linditës thotë të kundërtën.
Ne kemi kërkuar thjeshtë fjalën tonë sipas rregullores, për procesverbalin e seancës dhe për procedurë, e cila na është mohuar.
Shihet qartë në foto!
Në ekran gjatë votimit dalin qartë emrat tanë në kërkesën për të folur.
Por Linditës e “korrupton” Rama me mënyrat specifike për të sulmuar opozitën.
Kujtojnë se do fitojnë heshtjen!
Sa mjeranë janë eunukët!!!??
Dhe kur faktet i kanë brenda e mohojnë!
Arena e Lajmit