Një tjetër incident është regjistruar në Tiranë, ku një grup tifozësh të Romës janë përplasur me efektivët te ura e Drejtorisë së Policisë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se një efektiv është lënduar.
Siç shihet edhe nga pamjet live nga zona që lidh Shallvaret me rrugën Myslym Shyri ka prani të forcave policore si dhe një ambulancë qëndron në rrugë e stacionuar. Ndërkohë, një makinë policie është dëmtuar në pjesën e përparme, ku xhami është thyer.
vijon…