Tentoi të kalonte me pasaportë diplomatike false, si ra në pranga 57-vjeçarja në Rinas

Rinas

Një 57-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se tentoi të kalonte përmes Rinasit me pasaportë diplomatike dhe dokumente false.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasja me inicialet D. I., banuese në Tiranë.

“Në dalje të Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në flagrancë shtetasja D. I., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi tentoi të kalonte kufirin me disa dokumente të dyshuara të falsifikuara (pasaportë diplomatike dhe dokumente pune), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi H. P., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasen D. I., për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tentoi të kalonte me pasaportë diplomatike false, si ra në pranga 57-vjeçarja në Rinas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook