“Më sill 10 euro për pazarin?”, “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”/ Si u zbulua banda e drogës në Itali, 7 shqiptarë në pranga. Kush ishte “Pelo” nga Shqipëria që dërgonte kokainën

Policia Italiane

“Më sill 10 euro për pazarin?”. “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”. Dorëzimi bëhej në shtëpi ose pothuajse gjatë bllokimit nga pandemia në vitin 2020 dhe shpërndarësit e drogës e bënë biznesin të lulëzonte me rritjen e kërkesës për kokainë dhe heroinë, në një periudhë e ndërlikuar.

Tani “ky biznes” është çmontuar. Skuadra lëvizëse, e koordinuar nga prokurori Roberto Ceroni, me urdhër të gjyqtares për hetimet paraprake Maria Cristina Sarli ka arrestuar dymbëdhjetë persona ditët e fundit, shtatë shqiptarë, katër tunizianë dhe një algjerian, të gjithë burra nga 32 deri në 52 vjeç që ndodhen në burg.

Detyrim paraqitje u vendos për dy të tjerë, një shqiptar 39 vjeç dhe një tunizian 40. Akuza është trafik droge; episodet e diskutueshme janë më shumë se njëqind, duke përfshirë transferime, rrëmbime, arrestime. Të gjitha këto u zhvilluan midis shkurtit dhe korrikut 2020. As pandemia nuk i vuri fre aktivitetit të paligjshëm.

Hetimet bënë të mundur zbardhjen e një “veprimtarie intensive të rishitjes së heroinës dhe kokainës”, shkruan gjyqtari hetues në urdhrin për masat e arrestit, si dhe identifikimin e disa furnizuesve të lëndëve narkotike.

Referenca kryesore për furnizimin e përgjithshëm do të ishte 47-vjeçari shqiptar me iniciale A.G., i mbrojtur nga avokati Matteo Murgo: sipas gjyqtarit ai ishte “në qendër të rrjetit të shpërndarjes së narkotikëve, gjithmonë dhe vetëm kokainë dhe heroinë, në gjendje të merrte vazhdimisht ngarkesa të reja, t’i ripaketonte ato dhe të kryente personalisht dërgesat në një rreth të vogël shpërndarësish të besuar”.

Një lloj shërbimi taxu për drogën që shkonte në takime me biçikletë. Dhe klientët u këshilluan që të kenë kujdes në telefon dhe të preferojnë komunikimin personalisht. Në shtëpinë e tij, në momentin e arrestimit, u gjetën pajisje për identifikimin e mikrocipeve GPS-ve apo përgjuesve ambientalë, për të shmangur përgjimet.

Përgjime që pavarësisht kësaj janë kryer dhe bënë të mundur përgjimin dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme droge, përveç dekodimit të gjuhës “kriptike” (përveç disa rrëshqitjesh: “duhet të mbërrijë i bardhë”…), të përdorur nga të dyshuarit. Përcaktuese ishte edhe përfshirja e hetuesve në sistemin e enkriptuar të komunikimit Encrochat. Kokaina, siç u zbulua, dërgohej në Itali nga një shpërndarës droge i paidentifikuar me bazë në Shqipëri, i quajtur ‘Pelo’.

Kulmi i hetimit ishte blici i korrikut 2020 në shtëpinë e “drejtuesit” shqiptar, 47-vjeçarit që sillte drogën.

Këtu u gjetën 4 kg kokainë dhe heroinë, të fshehura në garazh, nën disa pllaka dyshemeje dhe të groposura nën tokë në oborr dhe disa kanaçe me bojë dhe kavanoza qelqi që dukeshin si reçel, por në të vërtetë ishin pastë heroine.

Pothuajse 19 mijë euro u sekuestruan në atë moment, ndërkohë që efektivë të tjerë policie kishin përgjuar njëkohësisht, në rajonin e Marche, një ngarkesë prej 8 kilogramësh kokainë të destinuar për të.

“Më sill 10 euro për pazarin?”, “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”/ Si u zbulua banda e drogës në Itali, 7 shqiptarë në pranga. Kush ishte “Pelo” nga Shqipëria që dërgonte kokainën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook