“Asnjë i përfshirë s’ka pse bën gjumin e qetë”, Tabaku për aferën e inceneratorëve: Koha t’i shkojmë në fund hetimit. SPAK të ndjekë paratë

Sdafasdfasdf

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me çështjen e inceneratorëve dhe hetimin mbi këtë aferë.

Tabaku shkroi se këshilla e saj për SPAK ka qenë të ndiqnin paranë pasi sipas saj ajo do i dërgonte tek të gjithë ata që bashkëpunuan për aferën e inceneratorëve në vend.

Ajo shtoi më tej se asnjë person me pushtet nuk mund dhe nuk duhet mbrojtur dhe se asnjë njeri i përfshirë në këto afera korruptive nuk ka përse e bën gjumin e qetë ndërsa abuzon me paratë dhe djersën e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Ndiqni paranë ishte këshilla ime për SPAK në fund të prezantimit të raportit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve prej mbi 100 faqe.

Ndiqni paranë dhe lidhjet e parave ishte ajo çfarë përsërita në 12 paditë që kam dërguar në SPAK për aferën 430 mln euro.

Paraja do t’iu dërgojë tek të gjithë ata që bashkëpunuan për aferën e 430 mln eurove. 3 inceneratorë janë 1 aferë e madhe që duhet hetuar si një grup i strukturuar kriminal!

Asnjë person me pushtet nuk mund dhe nuk duhet mbrojtur. Asnjë njeri i përfshirë në këto afera korruptive nuk ka përse e bën gjumin e qetë ndërsa abuzon me paratë dhe djersën e shqiptarëve.

Ata kanë pritur për një kohë të gjatë dhe kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë dhe drejtësisë selektive, të atyre që nuk e bëjnë gjumin e qetë sepse kanë frikën e SPAK pasi kanë abuzuar me pushtetin e tyre.

Koha që të japim mesazh për këdo pushtet politik që ka përdorur gjysmë të vërtetat për të sulmuar kë përpiqej të zbulonte dhe dëshmonte për të vërtetën.

Koha që t’i shkojmë deri në fund betejës për të ndëshkuar korrupsionin e inceneratorëve. Në krahun e një drejtësie që lufton për interesin e qytetarëve!

Në foto: një vit më parë tek vendngjarja ku shqiptarët mësuan me zë dhe figurë që incenerstori Tiranës nuk ekziston.

“Asnjë i përfshirë s’ka pse bën gjumin e qetë”, Tabaku për aferën e inceneratorëve: Koha t’i shkojmë në fund hetimit. SPAK të ndjekë paratë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook