Operacion antidrogë në Spanjë/ Të paktën 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

987

Goditet organizata kriminale në Spanjë. Të paktën 12 persona, pjesë e kësaj organizate që merreshin me trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar gjatë operacionit “GREENHAD” të zhvilluar nga autoritetet spanjolle.

Pas hetimeve të realizuara nga autoritetet, u bë e mundur identifikimi i pronarit të një banese që përdorej për kultivimin e kanabisit, i cili rezultoi të ishte një shqiptar.

Gjithashtu shqiptari i arrestuar kishte dijeni edhe për disa zona të tjera që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike në provincën e Valencias, që kontrolloheshin nga disa shtetas të huaj por edhe nga shqiptarë.

Pesë kontrolle u kryen në një banesë dhe në një plantacion kanabisi në qytetet Chiva, La Eliana, Sagunto dhe Torrella, ku u sekuestruan pothuajse 1 ton marijuanë, 5 automjete, materiale të përdorura për plantacionet dhe më shumë se 14 mijë euro para cash.

Arena e Lajmit

Operacion antidrogë në Spanjë/ Të paktën 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook