Mat pëlqimet, komentet dhe shpërndarjet për postimet e qeverisë, publikohet lista e “Aktiv1stëve” të Ramës. Pjesë e saj edhe prokurorë, gjyqtarë dhe policë

Rama Aktiv1sti

Prej pak kohësh ka pasur denoncime të shumta nga ana e opozitës në lidhje me aplikacionin “Akiv1sti” i cili dyshohet se përdoret nga mazhoranca për të shtuar aktivitetin në rrjetet sociale.

Shpesh është përfolur se punonjës të administratës detyrohen të shkarkojnë aplikacionin i cili mat pëlqimet, shpërndarjet dhe komentet për secilin përdorues, madje kushdo që nuk është aktiv në të, kërcënohet me pushim nga puna.

Ditën e sotme është publikuar një listë me mbi 260 faqe e cila dyshohet se përmban emrat e personave që kanë shkarkuar aplikacionin.

Lista po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale. Pjesë e saj janë prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie.

Kujtojmë se kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se pjesë e listës janë edhe 36 prokurorë dhe efektivë policie.

Ai tha se kjo është një përpjekje për ta kthyer administratën në një seksion të Partisë Socialiste.

Arena e Lajmit

Mat pëlqimet, komentet dhe shpërndarjet për postimet e qeverisë, publikohet lista e “Aktiv1stëve” të Ramës. Pjesë e saj edhe prokurorë, gjyqtarë dhe policë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook