Matthew McConaughey ka deklaruar se kolegu i tij dhe miku i ngushtë, Woody Harrelson, me të cilin ka aktruar në filmin True Detective, po mendojnë të bëjnë një test ADN-je pasi mendojnë se mund të jenë vëllezër.
Duke folur në podcast-in Let’s Talk Off Camera të Kelly Ripa-s, aktori tregoi se ka zbuluar se nëna e tij njhej me babanë e Harrelson dhe mund të kenë pasur lidhje.
“Fëmijët e mi e quajnë Xha Woody. Fëmijët e tij më quajnë Xha Metju. Dhe kur shihini fotot tona kuptoni se sa shumë ngjasojmë. Familja e tij mendon se ne dukemi njësoj në foto”, tregoi 53-vjeçari.
“Në Greqi disa vite më parë, ne po flisnim për familjet tona. Dhe nëna ime thotë, “Woody, unë e njoh babanë tënd.”
McConaughey tha se ky koment i motivoi dy aktorët të hetojnë historitë e tyre familjare.
“Ne vazhduam të zbulonim se çfarë do të thoshte kjo ‘njiheshim’ dhe bëmë disa llogaritje dhe zbuluam se babai i Harrelson ishte single në të njëjtën kohë kur nëna dhe babai im ishin divorcuan për herë të dytë”.
Megjithatë dy aktorë ende nuk kanë vendosur nëse duhet ta bëjnë testin e ADN-së.
Babai i Harrelson, Charles, ishte një vrasës me pagesë, i cili u dënua për herë të parë në vitin 1960 për grabitje me armë.
Ai u burgos në vitin 1973 për vrasje dhe u lirua pas pesë vjetësh për sjellje të mirë. Në vitin 1981 ai u dënua me dy burgime të përjetshme për vrasjen e një gjyqtari. Ai gjithashtu pretendoi se kishte vrarë John F Kennedy dhe vdiq në burg në vitin 2007.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”