Në ditët e fundit të shtatzënisë, Fifi i dedikon fjalët e ndjera vogëlushit të saj

Edhe pak ditë kanë mbetur nga ardhja në jetë e fëmijës së parë të këngëtares së njohur Fifi.

Së fundmi artistja i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla të birit. Në fotot e publikuara në Instagram ku duket me barkun e rrumbullakosur në spital, ajo ka zgjedhur këto fjalë për vogëlushin që pritet të vijë shpejt në jetë:

 “Po i numëroj ditët, orën, minutat e sekondat deri sa tët kem në krahët e mi biri jem. Të dua akoma pa ta pa fytyrën e pa ta ni erën”-shkruan ajo.

Fifi do të bëhet nënë për herë të parë ndërsa Adis Patushi ka edhe një djalë me ish bashkëshorten, modelen Adrola Dushi. Ish-çifti janë prindër të një djali, të quajtur Troi i cili jeton në Amerikë.

Lajmin se do të bëhej nënë, Fifi e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH, ku tregoi se po përjetonte emocione të dyfishta.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, deklaroi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Fifi i dedikon fjalët e ndjera vogëlushit të saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook